English

Al Kaeda: Sulme të reja në drejtim të Evropës

Afganistan, 15 dhjetor NOA - Pas sulmeve në Stokholm, tashmë Al Kaeda ka kërcënuar të gjithë Evropën. Në një mesazh audio, grupi terrorist ka njoftuar se sulme të tjera do të përfshijnë Kontinentin e Vjetër, nëse vendet e NATO-s nuk do të tërheqin trupat e tyre nga Afganistani.

“Masat e juaj të sigurisë nuk do të jenë në gjendje për të frenuar sulmet kundër jush, e vetmja mënyrë është që të largoheni nga Afganistani”, - thuhej në mesazhin e terroristëve.

Në këtë diskutim të gjatë 1 minutë e 47 sekonda ka qenë një anëtar drejtues i forumeve të xhihadit, Ebu Sulejman el-Ansari, i cili e quan veten si “këlyshi i xhihadit global” dhe pohon se sulmi në Stokholm është vetëm i pari i një sërë sulmesh që do të pasojnë në Evropë. Terroristët islamikë kanë postuar një mesazh të ngjashëm dhe më 20 nëntor, kur në Lisbonë u mbajt samiti i NATO-s, ku është diskutuar strategjia që duhet ndjekur në Afganistan. “Vendet e Aleancës së Atlantikut, ky është mesazhi i dytë i paralajmërimit që po ju dërgoj”, - tha ai në gjuhën arabe.

r.b/NOA

KOMENTE