English

Basha: 2010, Policia e Shtetit spikati me mjaft reforma

Tiranë, 14 dhjetor, NOA Update – Në luftën kundër krimit të organizuar gjatë këtij viti, spikatën mjaft reforma si ajo e Policisë Rrugore apo ajo e ngritjes së strukturës së luftës kundër aseteve kriminale, në kuadrin e ligjit antimafia etj.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë analizës vjetore të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, i cili ka pohuar se është fakt që gjatë vitit që po mbyllim, ky institucion ka shënuar mjaft arritje.

Sipas tij, referuar bashkëpunimit me jashtë, vendi ynë përmendet ndër 5 vendet e rajonit, më aktiv në operacionet e Interpolit dhe do të zërë shumë shpejt një vend dinjitoz në tryezën e Policive Evropiane.

“Analiza e vitit 2010 është e mbushur me arritje dhe përmbushje të pritshmërive. Por ajo parashtron edhe detyra, siç është ajo e përmbushjes së lëvizjes së lirë. Prandaj, duhen respektuar të gjitha kushtet që na kanë vënë evropianët për zbatimin e saj. To goditet çdo përpjekje për të abuzuar”, bëri me dije ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha.

n.e/NOA

KOMENTE