English

Berluskoni fiton mocionin, vetëm me tre vota më tepër

Itali, 14 dhjetor, NOA – Silvio Berluskoni do të vazhdojë të jetë kryeministër i Italisë. Mocioni i zhvilluar në senat nga Xhanfranko Fini nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë së Berluskonit. Vetëm me tre vota më tepër, Beluskoni i mbijetoi tërmetit politik që kishte përgatitur ish aleati i tij në qeveri.

Edhe pse Fini i kish llogaritur votat për të bërë të mundur rrëzimin e Berluskonit, tre prej mbështetësve të tij e kanë lënë në “baltë” duke ja dhënë votat Kavalierit, siç njihet nga të gjithë kryeministri. Media italiane shkruan për blerje votash nga ana e Berluskonit, ndërsa ky i fundit ka deklaruat se do të pranojë në qeveri politikanët e moderuar edhe nga kundërshtari.

Rezultati i votave që i dhanë fitoren Berluskonit është 314 me 311. “ E dija që grupi e Finit do të çahej”, tha Berluskoni.

a.k/NOA

KOMENTE