English

Blater kundrejt homoseksualëve: Duhet të heqin dorë nga seksi gjatë Botërorit 2022

Angli, 15 dhjetor NOA - Një autogol i vërtetë për Josef Blater kundër botës së homoseksual.

Gjatë një interviste me BBC, presidenti i FIFA ka prekur çështjen e bashkëjetesës mes fesë dhe ligjeve të Katarit, vend pritës i Botërorit 2022 dhe për praninë e tifozëve homoseksualë:

“Mendoj se homoseksualët duhet të heqin dorë nga seksi gjatë Kupës së Botës 2022”, - tha ai dhe më pas tentoi të shpjegonte këtë batutë:

“Nuk do të ketë probleme, secili nga vendet e ka kulturën e vet, por në futboll nuk ka përjashtime”.

r.b/NOA

KOMENTE