Sudan, 14 dhjetor NOA - Gruaja që paraqitet në videon e postuar në ueb, e cila rrihet në shesh është dënuar në bazë të ligjit dhe nuk ka pasur asnjë shkelje të Kodit Penal.
Lajmi është pohuar nga vetë guvernatori rajonal i Khartum, Abdel Rahman al- Khadar.
Duke komentuar mbi videon që ka bërë xhiron në mbarë botën, gjatë një emisioni të televizionit satelitor sudanez al-Nil-al-Azraq, Al-Khadar ka theksuar se në lidhje me këtë çështje autoritetet kanë hapur një hetim.
r.b/NOA