Shkodër, 14 dhjetor, NOA - Gjendja e krijuar në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës, nga moti me reshje të shumta të javëve të fundit, krijoi një gjendje të rëndë për familjet e dëmtuara, të cilat po përjetojnë ditë të vështira psikologjike dhe me dëme ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet.
Duke marre shkas nga kontributi i dhënë nga Kryeministri i vendit dhe apeli i bërë nga strukturat shtetërore për solidarizim për të kontribuar “Në ndihmë të zonave të përmbytura”, me qëllimin për të kontribuar sado pak, efektivat e Gardës së Republikës, kontribuan në masën 100%, me një shumë financiare rreth 2.5 milion lekë (të reja).
Ata e depozituan vullnetarisht, në nr. e llogarisë të rezervuar për mbledhjen e fondeve në ndihmë për banorët të këtyre zonave, duke treguar vlerat e tyre njerëzore, krahas angazhimit në kryerjen e detyrës funksionale me profesionalizëm.
n.e/NOA