Shkodër, 14 dhjetor, NOA – Pala shqiptare dhe ajo malazeze kanë firmosur ditën e stome marrëveshjen për thellimin e shtratit të lumit Bunë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton nga Shkodra se për palën shqiptare ka qenë ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu që ka firmosur marrëveshjen.
Pakti mes dy vendeve synon që të shmangë përmbytjet në të ardhmen, duke mirëmbajtur shtratin e lumit.
Nga dalja e lumit Bunë dhe mos shkarkimi i tij në det është përmbytur në mënyrë të konsiderueshme dhe një pjesë e fshtrave të Malit të Zi, në të cilin kalon lumi. Ndërkohë që përmbytje të konsiderueshme pati edhe në Shkodër nga mos thellimi i lumit Bunë.
a.k./NOA