Uashington, 14 dhjetor, NOA - Eshtë ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare, diplomati i njohur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Riçard Hollbruk.
Mediat amerikane kanë konfirmuar se ai pati një goditje në zemër gjatë një takimi me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.
Ngjarja ka tronditur gjithë politikën e jashtme amerikane, ndërsa asaj iu nda një diplomat veteran, i njohur për kontributin e tij të madh.
Mësohet se diplomati veteran i SHBA-ve, i cili shpërbente si i dërguar i posaçëm amerikan në Afganistan dhe Pakistan, u çua menjëherë në një spital të Uashingtonit ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati rreth 20 orë.
Por duket se ai nuk ia ka dalë dot.
Nga ana e tij, presidenti Barak Obama deklaroi se ndihej "thellësisht i prekur" nga vdekja e Hollbrukut.
Ai e quajti diplomatin veteran si një "gjigand të vërtetë të diplomacisë amerikane" i cili e bëri vendin e tij "më të fortë, më të sigurt e më të respektuar".
n.e/NOA