English

HISTORIKE – Hyjnë shqiptarët e parë pa viza në Greqi

Korrespondenti i NOA raporton se ka fluks njerëzish që duan të kalojnë kufirin. Shqiptari i parë që kaloi pa probleme për kufirin për në Greqi ishte një shtetas 63 vjeçar nga Shkodra, Nikollë Rama, i cili konfirmoi se ishte i shoqëruar me të bijën e tij dhe dhëndrin, emigrantë në Greqi. Ata gjendeshin me një autoveturë me targa greke

Hyn në fuqi lëvizja e lirë pa viza në 28 shtete të BE

Shtetet ku ikim pa viza, kujdesi që duhet të bëjmë

Ja pikat kufitare nga mund të kalojmë dhe detajet

Kapshticë-Kakavijë, 15 Dhjetor 2010 NOA/ Alba Filipi&Rid Bulku Update – Eshtë një moment historik: Në vendkalimin kufitar të Kapshticës, sapo kanë kaluar doganën greke, qytetarët e parë që janë të pajisur vetëm me pasaportë biometrike.

Korrespondentja e Agjencisë NOA raporton se kanë kaluar doganën shqiptare dhe disa qindra metra më tej edhe doganën greke, rreth 20 qytetarë shqiptarë nga ora 00.00 deri në 00.10 pra vetëm pak çaste më parë.

Shtetasit shqiptarë me pasaporta biometrike, raportohet se nuk kanë pasur asnjë pengesë dhe asnjë prej tyre nuk është refuzuar të kalojë.

Konfirmohet se nuk ka pasur probleme për asnjë nga këta persona lidhur me çështje financiare apo dokumente shtesë veç pasaportës biometrike.

Korrespondentja e NOA konfirmon se thuajse të gjithë këta persona kanë kaluar qetësisht, duke deklaruar se do të qëndronin në Greqi vetëm për çështje ditësh.

Sakaq, në doganën greke të Kakavijës, korrespondenti i NOA raporton se ka fluks njerëzish që duan të kalojnë kufirin. Shqiptari i parë që kaloi pa probleme për kufirin për në Greqi ishte një shtetas 63 vjeçar nga Shkodra, Nikollë Rama, i cili konfirmoi se ishte i shoqëruar me të bijën e tij dhe dhëndrin, emigrantë në Greqi. Ata gjendeshin me një autoveturë me targa greke.

Sakaq, autobuzii parë që mbërriti me afro 30 persona, ishte i "Joy Travel" dhe nisi procedurat e kalimit për në Greqi. një pjesë e tyre ishin vetëm me pasaporta biometrike.

a.f/NOA

Hyn në fuqi lëvizja e lirë pa viza në Evropë

Shtetet ku ikim pa viza, kujdesi që duhet të bëjmë

Ja pikat kufitare nga mund të kalojmë dhe detajet

KOMENTE