Itali, 15 dhjetor NOA - Mbi 5 mijë kilometra nga Afganistani, Iraku, Greqia deri në Itali.
Është udhëtimi i shpresës i cili është përballuar nga tridhjetë emigrantë të paligjshëm të cilët janë fshehur në pjesën e fundit të një kamioni në disa kafaze.
Ata u gjetën nga agjentët e policisë kufitare në portin e Barit.
Ajo çka ndihmoi në zbulimin e kësaj “ngarkese” njerëzore kanë qenë nevojat fiziologjike që patën të rinjtë, disa prej tyre ende të mitur, ku ndenjën për shumë orë të mbyllur në një kafaz prej pak metrash katrorë.
r.b/NOA