English

Ligji për sigurimin suplementar të ushtarakëve, MF: Ligji vendos barazi sociale

Tiranë, 14 dhjetor, NOA – Kur opozita braktisi sot mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku u diskutua dhe u miratua vetëm me votat e deputetëve të maxhorancës akti normativ "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të të gjitha kategorive” i cilësuar nga deputetë të opozitës si antikushtetues e antisocial, e ndërkohë që kryetari i Partisë Socialiste gjatë një takimi me ish-ushtarakë akuzoi qeverinë se po mohon të drejtat e ushtarakëve duke shkelur vendimet e gjykatave lidhur me pensionet e parakohshme të tyre, ministria e Financave në një deklaratë për shtyp sqaron se “Ligji që është çuar në parlament përmes aktit normativ, prek interesat e vetëm 7400 ish- ushtarakëve nga 540 mijë pensionistë, që aktualisht trajtohen me pagë pleqërie në Republikën e Shqipërisë, dhe synon të vendosë drejtësi sociale dhe trajtim të barabartë para ligjit për sa i takon trajtimit të shtetasve shqiptarë. Në këtë kontekst MF-ve, thekson se zhurma që bën kryetari i PS-së për trajtimin e ish-ushtarakëve me pension të posaçëm është thjesht demagogji politike, pasi PS në 8 vite qeverisje nuk guxoi të merrte përsipër miratimin e një ligji të tillë, ndaj dhe e miratoi atë kur po largohej nga pushteti në muajin maj të viti 2005.

Sipas MF-ve pensionet suplementare, nuk janë një kontribut i paguar nga të punësuarit, por është një fond i alokuar nga Buxheti i shtetit për trajtimin preferencial të ish ushtarakëve të dalë në pension të parakohshëm.

Duke lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese vetëm 7400 persona, përfitonin një shumë prej 1.2 miliardë lekë në vit, ndërkohë që referuar këtij vendimi MF-ve, bëri me dije se vetëm gjysma e fondit me të cilin sot shpërblehen 11 517 persona, të cilët trajtohen me pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi si ish-ushtarakë, është sa dyfishi i fondit të pensioneve, që sot u shpërndahet 180 mijë pensionistëve në fshat.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese një ish-ushtarak që nuk ka plotësuar moshën për pension dhe ka vetëm 27 vjet punë përfiton një pagë mujore të barabartë me 107 300 lekë të reja në muaj dhe kjo kur një nënë që ka punuar 27 vjet dhe nuk ka plotësuar vitet për pension, merr sipas ligjit vetëm 7960 lekë.

MF-ve sqaron se qeveria ka kompensuar nga buxheti i shtetit diferencën, për të garantuar një pension prej 11 400 lekë për këtë kategori dhe përveç pagës prej 107 300 lekë të reja, buxheti i shtetit paguan për ish ushtarakët që trajton me pension të parakohshëm edhe 11.2% si kontribut për vjetërsi.

Sipas MF-ve është synuar që e drejta e pensionit suplementar të ish ushtarakëve të shkojë sipas propozimit të qeverisë deri në trefishin e pensionit minimal të qytetit dhe katërfishin e pensionit mesatar në fshat.

“Qeveria garanton të gjithë ish ushtarakët që trajtohen me pension të parakohshëm, se do të respektojë frymën e ligjit për të mbështetur me prioritet disa kategori sociale”, përfundon deklarata e MF-ve.

mit/NOA
KOMENTE