Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Dita e neserme do te dominohet nga mot i kthjellet ne bregdet dhe zonat e ulta por vranesira dhe reshje te pakta debore do te kete ne zonat malore. Oret e mesdites do te jene me diell ne te gjithe vendin por temperatrurat do te mbeten serish te ulta.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne ultesiren perendimore ndersa ne pjesen tjeter te territorit do te kete alternime te kthjellimeve dhe vranesirave. Ne mbremje dhe gjate nates i gjithe vendi do te ndikohet nga kthjellimet dhe vranesirat kalimtare.
Temperaturat e mengjesit do te pesojne renie te ndjeshme por edhe mesdita do te kete renie me 2-3 grade te temperaturave ne vend. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim kryesisht Lindor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te mbetet 2 balle.
Europa
Nje qender ciklonare do te vendoset ne rajonin e Mesdheut me shtrirje ne Ballkanin juglindor kjo qender ciklonare e shoqeruar nga nje front i ftohte atmosferik do te sjelle kushte instabilizueze ne rajon dhe ne Ballkan. Vranesirat do te fuqizohen duke sjelle reshje te dendura shiu e debore ne ballkanin perëndimor dhe Lindor. Temperaturat do te pesojne nje renie te ndjeshme sidomos ne gadishullin e Ballkanit. Ne kushtet e vranesirave dhe reshjeve te konsiderueshme te debores do te jene vendet ne Europen qendrore si dhe zona e Alpeve. Ndersa perendimi dhe jugperendimi i kontinetit do te dominohen nga kthjellime dhe vranesira te herepashershme.
Ngjarje ekstreme në Europë
Mesdheu Lindor alarmon reshje debore dhe temp te uleta;
Austria alarmon per reshje debore dhe ere te forte;
Estoni dhe Lituani rrezikohet nga reshje debore dhe stuhi ere.
n.e/NOA