Mustafa tha se LDK-ja do ta kontestojë rezultatin nëse në totalin e votave numërohen edhe ato që vijnë nga komunat Skenderaj dhe Drenas, ku kanë dalë të votojnë më shumë se 90 për qind të atyre që kanë të drejtë vote.
Ai kritikoi edhe kryetarin e partisë rivale, Hashim Thaçin, për faktin se "deklaroi fitoren para se KQZ-ja t'i shpallte rezultatet".
Një veprim i tillë, sipas tij, kishte rrezikuar sigurinë e qytetarëve, duke shkelur njëkohësisht rregullat zgjedhore.
LDK-ja ka deponuar edhe disa ankesa te Paneli për Ankesa dhe hapat e tjerë të partisë, sipas Mustafës, do të varen edhe nga vendimet që do të merren në këtë institucion zgjedhor.
NOA