English

Përmbytjet në Shkodër, tërhiqet uji nga qyteti, vështirësi në komuna

Shkodër, 14 dhjetor, NOA – 14 ditë pas përmbytjeve në qarkun e Shkodrës uji është tërhequr nga lagjet e qytetit si Perash e Xhabije ku kalohej gjatë këtyre ditëve vetëm me mjete lundrimi e automjete ushtarake, situata mbetet ende e vështirë në komunat më të përmbytura të Nënshkodrës, si Dajç, Ana e Malit dhe kryesisht në fshatin Obot, në Velipojë e Bushat. Shtabi i Emergjencës civile informon edhe mbi situatën e nivelit të ujit në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku mësohet ende nën prezencën e ujit janë zonat e Kirasit (rruga për tek Bregu i Rërës), lagjia e Livadeve dhe lagjet Manush Alimani, Salo Halili, Ajasëm, Iliria, Bahçallëk dhe pjesërisht lagjia Shirokë.

Gjithashtu mësohet se aksi rrugor i unazës është i kalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve, ndërsa ai Xhabiej - Ura e Bunës vazhdon të jetë me prezencë uji, ku automjetet e vogla kalojnë me vështirësi.

Situata në komuna sipas shtabit të emergjencës vijon të jetë e vështirë për shkak të ngricës që ka pushtuar tërë venditn.

Komuna Ana-Malit

Situata ne kete komune përsa i përket nivelit të ujit ka rënie me rreth 10 cm. Janë kthyer në banesat e tyre 80 persona.

Aksi rrugor Zues – Muriqan eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve.Persa i perket zonave te permbytura vazhdon te jete i permbytur plotesisht fshati Obot ndersa fshati Gorice eshte i rrethuar nga uji duke e bere te pakalueshme rrugen lidhese me keto fshatra nga mjetet tokesore.

Komuna Bushat

Ka rënie të nivelit të ujit, vazhdojnë të jenë të izoluara rreth 400 familje si dhe vazhdojnë te jenë te pakalueshme per mjetet tokesore rruget lidhese me fshatrat Trush i Poshtem dhe Mali i Jushit.

Komuna Bërdicë

Niveli i ujit ka pësuar rënie në të gjithë zonën. Ndërkohë që aksi rrugor nga Harku i Berdicës deri pertej fshatit Trush eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve ndersa rruga per te shkuar ne Dajç eshte me prezence uji, por per te verifikuar nese rruga është e kalueshme duhet testuar me një automjet te lartë. Po keshtu aksi rrugor Harku i Berdices - Tirane eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve.

Komuna Dajç

Situata ka një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me një natë më parë, pasi uji ka pësuar një rënie prej rreth 25 cm, ndërsa akset që lidhin komunën e Dajçit me fshatin Mushan dhe fshatin Suka – Dajç janë të kalueshme me mjete të larta. Akset rrugore qe lidhin kete komune me komunat e tjera vazhdojnë të jenë të pakalueshme për momentin me mjete tokesore. Është testuar me një zetor rruga Dajç – Trush, pritet qe neser te testohet me automjete te larta të ushtrisë dhe policisë FNSH.

Komuna Guri i Zi

Situata ne kete komune nu ka probleme. Jane kthyer të gjitha familjet e evakuara në banesat e tyre.

Komuna Velipojë

Niveli i Ujit ka patur nje renie me rreth 1 meter. Ka filluar kthimi banorëve te shtepitë e tyre, por nuk ka një informacion të saktë në numrin e të kthyerve, verifikimi do të bëhet më vonë. Rruget qe lidhin Velipojen me Shkodren jane te bllokuara. Rruget e Komunes me fshatrat perreth jane te kalueshme. Transporti behet me mjete lundruese dhe nga ajri, me Shkodren.

Shtabi i emergjencave informon se në zonën e nënshkodrës janë shpërndarë 23 helikopterë me ndihma të ndryshme, ndërkohë që policia e Shkodrës në bashkëpunim me F.N.SH-në vazhdojnë të ruajnë dy argjinaturat e fshatrave Reç dhe Ças në Komunën Velipojë.

Niveli i ujit në liqenin e Shkodrës pranë urës së Bunës në kuotë absolute është 9.21 m, ndërsa në lumin Drin pranë urës së Bahçallëkut shënon 8.90 m.

Kuota në Dajç është 7 m, Hidrovori në Velipojë po punon me kapacitet të plotë me kuotë -0.7 dhe prurjet në lumin Kir janë 50 m3/sek, në lumin Gjadër janë 50 m3/sek.

Tashmë nën ujë shënohen 10 800 ha tokë.

mit/NOA
KOMENTE