English

Policia e Shtetit: 2010, krimi mori goditjen më të fortë

Tiranë, 14 dhjetor, NOA – Gjatë këtij viti, krimi i organizuar dhe trafiqet e drogës morën goditje më të fortë se një vit më parë.

Ky fakt u pohua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë analizës vjetore të këtij institucioni, i cili ka konfirmuar se efektivat policore gjatë 12 muajve të këtij viti kanë kryer një luftë të ashpër dhe me tolerancë zero kundër trafiqeve dhe krimit.

Sipas tij, gjatë vitit 2010, Policia e Shtetit ka kryer 3 herë më shumë operacione se vitin e kaluar dhe gjatë tyre nuk ka kursyer as zyrtarët e lartë nga ndëshkimi.

Kështu, vetëm për veprat e trafikut të bimëve narkotike janë arrestuar 23 kryetarë komunash dhe punonjës të Ndërmarrjeve Pyjore.

Ndërsa sa i përket trafikut të drogës, ai tha se gjatë vitit 2010, ka patur 36% më pak kultivim të bimëve narkotike ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE