English

Rama: Berisha thotë se s’del kundër gjykatave, por gënjen

Tiranë, 14 dhjetor, NOA – Kryeministri Berisha i cili sa e sa herë gjatë këtij viti ka treguar “korrektësinë” ndaj vendimeve të gjykatës, me ish-ushtarakët ka treguar se i shkel më së miri ato.

Kjo ka qenë akuza e hedhur nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një tryeze të posaçme të krijuar nga kjo forcë politike për pensionet e ish-ushtarakëve.

Sipas tij, ushtarakët janë të nëpërkëmbur nga shteti, edhe pse shpesh lavdërohen prej saj për gjoja arritjet e arritura në procesin e anëtarësimit në NATO, etj.

“Populli nuk voton i lirë dhe nuk vendos dot me votën e tij të lirë, pasi qeveria shkel ligjet dhe vendimet e gjykatave që asaj nuk i pëlqejnë”, tha ai.

Duke shtuar se faktet dhe pozicionet parimore humbasin vlerën e tyre mbi vendimmarrjen, sepse politikë-bërja e qeverisë që i merr votat edhe kur nuk ia japin, e ngre pushtetin e saj mbi dhunën dhe fyerjen e kategorive nga më të ndryshmet, siç është ajo e pensioneve të ushtarakëve.

n.e/NOA

KOMENTE