English

Reshat Sahitaj, zgjidhet nënkryetar i Unionit Botëror të Shkrimtarëve

Paris, 14 dhjetor, NOA – Shkrimtari kosovar, u zgjodh nënkryetar i Unionit Botëror të Shkrimtarëve, i cili është me seli në Francë.

Vendimi i mor gjatë punimeve të simpoziumit me temën “Të dehurit dhe Poezia”, ku Kosovën e përfaqësuan Reshat Sahitaj dhe Ali Podrimja.

Kryetari i deritanishëm, Daniel Leuvers, kishte paralajmëruar rizgjedhjen e Kryesisë së re dhe të kryetarit, e cila u bë me vota të fshehta.

Në krye të këtij Unioni u zgjodh profesoresha nga Universiteti i Sorbonës, Claude Debon; kryetar nderi shkrimtari nga Greqia, Kostas Valetas; Sekretar i Përgjithshëm, Daniel Leuvers.

Ndërsa unanimisht nënkryetar i Unionit u zgjodh krijuesi nga Kosova, Reshat Sahitaj.

n.e/NOA

KOMENTE