English

Shoqata shqiptare në Maqedoni kërkon gjetjen e autorëve që dogjën teqenë

Tetovë, (Maqedoni), 14 dhjetor, NOA - Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar “Illyricum Libertas” ka kërkuar sot nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë që të gjejë autorët e djegies së xhamisë në Tetovë dy ditë më parë.

“Duke qenë se ky kompleks bektashian është pjesë përbërëse e kulturës kombëtare shqiptare dhe trashëgimisë kulturore europiane, i bëjmë thirrje strukturave lokale të MPB në Tetovë, që urgjentisht , profesionalisht dhe në pajtim me interesat kombëtare shqiptare, të zbardhin plotësisht rastin në fjalë”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Gjithashtu, “Illyricum Libertas” kërkon nga opinioni publik shqiptar në vend “që të jetë syçelë dhe të kontribuojë në mënyrë permanente në kultivimin dhe ruajtjen e harmonisë ndërfetare si një nga postulatet bazë të kombëtarizimit shqiptar”.

a.k/NOA

KOMENTE