Tiranë, 14 dhjetor, NOA – Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe artikujt e botuar në median e shkruar, ku theksohej se Kuvendi nuk ka pranuar kërkesën e PS-së për hetim të zgjedhjeve.
“Disa media sot, të keqpërdorura nga z. Rama, kanë dezinformuar në lidhje me mbledhjen e djeshme datë 13.12.2010, të Konferencës së Kryetarëve, mbledhur për shqyrtimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mbi hetimin e zgjedhjeve të 29 Qershorit 2009” thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Në një reagim, Zyra e Shtypit të Kuvendit deklaron se institucioni ligjvënës është i gatshëm të hetojë çdo kërkesë që nuk bie në kundërshtim me ligjet e vendit.
“Si Kryetare e Kuvendit, sqaroj opinionin publik se Kuvendi i Shqipërisë ka vullnet të plotë dhe është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë, për çdo hetim, me kushtin e vetëm që ajo të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë Topalli.
a.k/NOA