Tiranë, 14 Dhjetor 2010 NOA – Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në qendër të Tiranës, raporton gazetari i NOA nga vendngjarja.
Një autoveturë tip “Opel Corsa” me targa TR 3757 U, ka goditur një motoçikletë në të cilin gjendeshin dy të rinj.
Aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi pranë Hotel “Dajtit” në Tiranë, pranë semaforit.
Raportohet se dy djemtë e plagosur janë në gjendje të rëndë pasi kanë marrë plagë serioze në trup dhe në kokë,
Një makinë ambulance po mbërrin në vendngjarje për të dhënë ndihmën e shpejtë dhe transportimin në spital të dy të plagosurve.
Ndërkohë është afruar policia për të kryer veprimet e para.
a.k/e.t/NOA Vijon...