English

Wikileakas, një “shpikje” e elitave ekonomike botërore

Uashington, 14 dhjetor, NOA - Ka shumë hamendje mbi rolin e Wikileaks në nxjerrjen e sekreteve të administratës amerikane. Ndërsa ende nuk ka kaluar vala e para e habisë që ka shkaktuar në opinion nga publikimi i fakteve, teoricienët amerikanë kanë nxjerrë dhe përfundimet në lidhje me faktin se kujt po i shërbjenë informacionet sekrete që ka publikuar kjo faqe interneti.

Një studiues në SHBA, Michel Chossudovsky hedh idenë se pas themeluesit të Wikileaks fshihen elita të forta ekonomike që kërkojnë kontrollin e botës.

Sipas tij financimet për këtë faqe janë dhënë nga banka dhe korporata që kanë interesa për të dëmtuar një pjesë të administratës së SHBA, por jo tërësisht atë.

“Wikilekas nuk ka si synim botimin e plotë të fakteve lidhur me krimet e SHBA-së dhe NATO-së, në luftëra ku janë angazhuar. As nuk kërkon që reputacioni i zyrtarëve të qeverisë në nivelet më të larta, duke përfshirë Sekretaren e Shtetit, të jetë i mbrojtur. Për elitat ekonomike ata, politikanët mund të zëvendësohet. Ajo që Wikilekas mbron, janë interesat e elitave ekonomike, të cilat kontrollojnë aparatin politik edhe nga prapa skena”, shkruan studiuesi Chossudovsky.

Sipas tij shumë prej fakteve të botuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me qeveritë e huaja, u shërbejnë interesave të politikës së jashtme amerikane.

“Në lidhje me informatat financiare, publikimi i të dhënave që kanë të bëjnë me një bankë të caktuar, Wikileaks mund të jetë nxitur nga një institucion financiar rival”, shkruan ai.

Chossudovsky shton se të gjitha faktet e botuara nga Wikilekas janë të "analizuara" dhe interpretuara si nga një media e cila u shërben elitave ekonomike.

a.k/NOA

KOMENTE