English

BE: Akuzat e rënda për Hashim Thaçin, Marti të flasë vetëm me prova

Bruksel, 15 Dhjetor 2010 - Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj pretendimeve të papranueshme të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilave, kryeministri Hashim Thaçi identifikohet si ‘bosi’ i mafias në Kosovë.

“Ne i marrim akuzat seriozisht, por e ftojmë zotin Marti që të dalë me prova”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.

Ndërkohë, edhe misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka thënë se do ta shqyrtojë raportin me kujdes.

“Nëse ka përmbajtje të këtij lloji, do të donim të dëgjojmë prej tyre më formalisht”, ka thënë zëvendësshefi i EULEX-it, Endrju Sparks për agjencinë Reuters.

KOMENTE