English

Berisha me drejtorin e KiE, Laurens: Raporti i Dick Marty i pabazuar

Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Raporti i anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut, Dick Marty, i cili akuzon UÇK-në dhe pikërisht grupin e luftëtarëve Drenica, i udhëhequr nga Hashim Thaçi për trafikimin të burgosurve serbë për qëllime të trafikimit të organeve dhe armëve, është cilësuar nga Kryeministri Sali Berisha si një raport totalisht i pabazuar në asnjë fakt, evidencë apo realitet, çka dëshmon për një anësim politik të qartë të autorit, duke përbërë abuzim flagrant me autoritetin e Këshillit të Europës. Këtë mendim shefi i qeverisë ia shfaqi këtë pasdreke Drejtorit të Përgjithshëm për Demokracinë dhe Çështjet Politike në KiE, Jean Louis Laurens, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë. Raporti i Dick Martyt bashkë me ato të inteligjencës e identifikojnë kryeministrin aktual të Kosovës dhe ishte udhëheqësin e grupit të UÇK-së “Drenica” si kriminelin më të të rrezikshëm të UÇK-së.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me Këshillin e Europës dhe ndihmën e kontributin, që ky institucion prestigjioz i ka dhënë e vazhdon t’i japë Shqipërisë, në konsolidimin e demokracisë në të gjitha drejtimet.

Drejtori Laurens, e uroi Kryeministrin Berisha për arritjen historike, liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Laurens vlerësoi se Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe.

Në takim u diskutua mbi situatën politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh, siç është edhe rinovimi i marrëveshjes së prezencës së Këshillit të Europës në Tiranë.

Në qendër të diskutimit ishte edhe situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, e shkaktuara nga reshjet e shumta dhe shkarkimet nga kaskadat e tre HEC-eve.

Gjithashtu bashkëfolësit vlerësuan fakti që situata e emergjencës civile në Shkodër është kaluar pa asnjë viktimë, për shkak se të ngritjes në këmbë të shtetit dhe ndihmës së pakursyer të qeverisë me shërbim mjekësor dhe shërbime të tjera qytetarëve të prekur nga kjo situatë.

Sipas raportit të raportuesit Dick Marty i bërë publik dje nga gazeta britanike “The Guardian”, flet për një hetim dy vjeçar që senatori Dick Marty kreu për të hetuar krimin e organizuar në Kosovë mbi trafikun e organeve nga UçK-së gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftës me Serbinë në vitin 1999.

Raporti i Dick Martyt rrëfen se “Shtëpia e Verdhë” e ndodhur në një zonë në veri të vendit ishte vendi që përdorej si burg ku mbaheshin serbët të burgosur.

Operacionet e heqjes së organeve sikundër thotë raporti kryheshin në një shtëpi tjetër në Fushë Krujë, disa kilometra larg kryeqytetit shqiptar.

mit/NOA
KOMENTE