English

Berisha: Opozita dështoi me futjen e vizave në kuti

Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Nëse ka një vend që nuk e mori liberalizimin e vizave për dhuratë, ai ka qenë vetëm Shqipëria, por e ka përfituar atë vetëm se e ka merituar.

Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, duke përshëndetur publikisht ditën e parë të heqjes së vizave me vendet Shengen.

Më tej, ai ka vijuar akuzat ndaj opozitës, duke deklaruar se ajo bëri të gjitha përpjekjet e mundshme për të dështuar procesin e liberalizimit të vizave, por nuk ia doli dot.

“Po të kujtoni sloganin e tyre ‘Hap kutitë, të çlirosh vizat’ mund ta kuptoni fare mirë këtë”, tha ai.

Në fund, lidhur me këtë çështje ai ka përshëndetur të gjithë qytetarët të cilët kanë lëvizur sot të lirshëm pa viza, drejt kufirit me jashtë vendit ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE