Në këtë edicion, Festivali, në bashkëpunim me Shoqatën Vatra dhe Qendrën e Kulturës Shqiptare do t’ia kushtojë vendin e nderit kinematografisë shqiptare.
Shqipëria do të jetë në fokusin seksionit “Tokat e Kinemasë”, të këtij festivali, që synon të vendosë kontakte dhe të vlerësojë siç duhet atë pjesë të kinemasë europiane që nuk njihet dhe nuk shpërndahet siç duhet në Itali.
Por nga ana tjetër të dialogojë dhe të ndërveprojë me bashkësitë e huaja kryesore, të pranishme në qytetin e Torinos.
Edicioni i XI-të i “Piemonte Movie gLocal Film Festival” realizohet në bashkëpunim me Regione Piemonte, Piemonte dal Vivo, Fondazione Maria Adrian Prolo, Film Commission Torino Piemonte, Torino Film Festival dhe Associazione Museo Nazionale del Cinema.
a.k/NOA