SHBA, 16 dhjetor NOA - Ekipi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i është hapur një ylli tepër të njohur muzikor.
Bëhet fjalë për Bon Jovin, i cili është zgjedhur nga Shtëpia e Bardhë për të këshilluar Obamën në “mobilizimin e qytetarëve, në organizatave jo qeveritare, bizneseve dhe për bashkëpunim në mënyrë efektive për t’iu dhënë zgjidhje problemeve në komunitet”. Presidenti i SHBA-së bëhet e ditur se e ka caktuar atë zyrtarisht në mesin e anëtarëve të Këshillit për zgjidhje të komunitetit.
Këngëtari do të jetë në mesin e 25 anëtarëve të këtij Komiteti dhe në sajë të imazhit dhe reputacionin, do të ndihmojë qeverinë për të përballuar problemet e shumta.
Bon Jovi, 48-vjeç, është kreu i grupit me të njëjtin emër, i cili, në vitin 1983, ka shitur mbi 100 milionë kopje të albumit të tij.
Gjatë këtyre viteve ai ka shumë dhe për shoqërinë ku në mënyrë të veçantë është fokusuar në ndërtimin e banesave për të pastrehët.
r.b/NOA