English

Këshilla: Kujdes me divorcin, dëmton rëndë shëndetin

SHBA, 15dhjetor NOA/ Rid Bulku - Divorci dëmton rëndë shëndetin, por me dallimin për sa i përket sekseve të ndryshme. Kështu më i rrezikuari pas një divorci është bashkëshorti i cili ka më shumë prirje për tu drejtuar tek alkooli apo të vuajë nga depresioni.

Heqja e unazës rrezikon shëndetin e të dyve, por kryesisht ndikon më shumë ne jetëgjatësinë e tij: rreziku i vdekjes është në fakt dhjetë herë më i madh se për një të divorcuar krahasuar ky me një burrë të martuar në të njëjtën moshë.
Nga bashkimi i studimeve shkencore të bëra deri më tani për të testuar shëndetin pas një martese që ka shkuar keq, është e qartë se ajo çon në një prishje të ditës dhe përkeqësim të shëndetit.

I vetmi përjashtim është fiziku i mashkullit, që sipas rezultateve të një studimi suedez të kryer mbi 9 mijë burra rreth moshës 40 vjeç, duket se shijojnë jetën e tyre prej beqari.

r.b/NOA

KOMENTE