English

Kryetarja e Kuvendit i telefonon Fajon: Shqiptarët e meritonin lëvizjen e lirë

Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Në shenjë falenderimi për mbrojtjen që raportuesja sllovene Tanja Fajon i bëri liberalizimit të vizave për Shqipërinë nga vendet e BE-së ne parlamentin Europian, kryeparlamentarja Jozefina Topalli i telefonoi eurodeputetes tanja Fajon duke i thënë se sot qytetarët shqiptarë nisën udhëtimin pa viza në hapësirën e zonës Shengen. Përmes kësaj bisede telefonike, zonja Topalli shprehu mirënjohjen për kontributin e eurodeputetes Fajon në mbështetje të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarëve.

Në mënyrë të veçantë, Kryetarja e Kuvendit i përcolli eurodeputetes Fajon falenderimet e saj edhe për mbështetjen e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian për heqjen e vizave midis Shqipërisë dhe vendeve të BE.

Kryeparlamentarja Topalli dhe eurodeputetja Fajon vlerësuan përpjekjet e jashtëzakonshme të Qeverisë, Parlamentit si dhe deputetëve në përmbushjen me sukses të të gjitha kushteve të kërkuara nga Komisioni Evropian për përmbushjen e udhërrëfyesit për heqjen e vizave.

Si kryeparlamentarja Topalli edhe eurodeputetja Fajon e cilësuan 15 dhjetorin si ditë e madhe për Shqipërinë, pasi sipas tyre shqiptarët e meritonin lirinë e lëvizjes.

mit/NOA
KOMENTE