English

Lëvizja pa viza në Greqi, 11 këshillat që jep ambasada në Tiranë

Historike - Nisi hyrjëa e shqiptarëve në BE, pa viza

Hyn në fuqi lëvizja e lirë pa viza në 28 shtete të BE

Shtetet ku ikim pa viza, kujdesi që duhet të bëjmë

Ja pikat kufitare nga mund të kalojmë dhe detajet

Tiranë, 15 Dhjetor 2010 NOA/ Ervin Tirana Update – Ambasada e Republikës së Greqisë në Shqipëri dhe konsullatat e përgjithshme të saj në Tiranë, Korçë, Gjrokastër, japin këshillat e posaçme për shtetasit shqiptarë që duan të lëvizn në Greqi ose nëpërmjet Greqisë në 27 shtetet e tjera evropiane, pa vizë, nëse disponojnë pasaportë biometrike.

Agjencia NOA publikon të 11 këshillat

1. Hyrja në zonen Schengen pa vize konsiston ne nje periudhe kohore te shkurtër. Ajo nuk perben me nje shqetesim ne te gjitha ato raste qe nuk përfshijnë nje udhetim me qellim reabilitimi, tregtie, arsimimi dhe jo per punesim. Ky qëndrim nuk duhet te tejkaloje 90 dite gjate nje gjashtëmujori.
2. Heqja e vizave Schengen i perket vetem qytetareve te pajisur me pasaporta të reja biometrike.
3. Levizja e lire i perket vetem sistemit te vizave Schengen (C). Nder te tjera jane hequr vizat per turizmin, per qellime biznesi, për shoferet TIR, per qëllime mjekësore, per pjesëmarrje në evente artistike, sportive, e ne ngjarje te tjera.

Gjithashtu jane hequr vizat per bashkëshortët-et dhe familjet e shtetasve greke ose shtetas të një shteti anetar të BE-se.

4. Nuk jane liberalizuar vizat kombëtare (D), dmth vizat qe i perkasin bashkimit familjar, punesimit sezonal, minoritaret (shtetasit shqiptarë me origjine greke), studimeve, etj.
5. Ata te cilet jane te paisur me pasaporte biometrike dhe kane vize Schengen, ku kohe qendrimi eshte me pak se 90 dite gjate nje gjashtëmujori, por mbaron pas dates 15/12/2010, duhet mbarojne kete afat kohor, perpara se te kthehen ne shtetin perkates.

Kjo lidhet praktikisht, neqoftese dikush ka marre vize dhe fillon te jete e vlefshme 1/12/2010 dhe hyne ne zonen Schengen ne 2/12/2010 numerimi i 90 diteve fillon po ate date 2/12/2010.

6. Hyrja ne zonen Schengen komandohet nga dispozitat e ligjit per te drejten e komunitetit Schengen.

Konkretisht te interesuarit duhet të kene dokumente udhetimi të vlefshme, të mos jene te regjistruar si të pa deshirueshme në sistemin e informacionit Schengen, si dhe ne bazave të të dhenave kombetare të shteteve anëtare te BE-se, e te mos konsiderohen si një kercenim për rendin publik, sigurine, shendetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të shteteve anëtare te BE-se.

7. Gjithashtu palet e interesuara qe duhet të kalojne jashte kufijve (do te argumentojne hyrjen ne zonen Schengen autoriteteve kufitare të kontrollit të shteteve anetare te BE-se )te argumentojne mjaftueshëm qëllimin dhe kushtet e qendrimit me dokumentat e domosdoshme.

Ky i fundit duhet të provoje që ka mjete jetese të mjaftueshme për nevojat që lindin gjithë qendrimit.

8. Veçanërisht autoritetet kufitare të kontrollit shtete anetare te BE-se nga ku dhe do te behet e mundur të hyjne per ne zonen e Schengenit, do të duhet të shqyrtojne nëse personi ka: a) Sigurim shendetsor, b) Të ardhurat e nevojshme për periudhen e qendrimit dhe nder të tjera mund te jete mbajtes i nje kartë krediti (Ju lutem kini parasysh se minimumi i të ardhurave per një dite, sipas Legjislacioni Grek konsiston ne shumën prej 50 €), c) Dokumente që vertetojnë akomodimin e udhetimit ne ato raste qe nuk konsiston ne një vizitëeprivate familjare, por për turizem rekreativ (p. sh. rezervime hoteli, bileta ajrore me daten e kthimit, etj).

9. Për më teper, autoritetet e kontrollit të kufirit kane te drejte te kerkojne nder te tjera: a) Ftesa per pjesëmarrjen ne konferenca dhe ngjarje të natyrës tregtare, ose ftesa nga kompanite për kontaktet e biznesit në ato raste qe i perkasin udhetimeve të biznesit, b)leje qarkullimi ndërkombëtare per shoferët e kamioneve e transportit, si dhe dokumentat e porositura te mallrave nga firmat import –ekspote etj. c) Një vertetim mjekesor nga institucionet ne të cilat te interesuarit jane pranuar për vizite dhe trajtim, në ato raste qe udhëtimet jane te ndërmarra për arsye mjekesore dhe prova për mjete të mjaftueshme financiare për pagesen e trajtimit mjekesor (p. sh. llogarite bankare) dhe d) Ftese për evenimente artistike dhe ngjarje sportive për udhetaret qe udhetojne per motive te tilla, etj.

10. Ne çdo rast nese ndonje nga kriteret e mesiperme nuk plotesohen, ose vene re ndonje shkelje sidomos autoritetet e para kufitare të shtetit, mund të refuzojne hyrjen në zonën e Schengenit.

11. Zbatimi i ketyre kushteve nga te interesuarit cilesohet si thelbesor për lehtesimin e punës se autoriteteve kufitare.

e. t/NOA

KOMENTE