English

Një person i armatosur futet në një lokal dhe vret katër persona

Spanjë, 15 dhjetor NOA - Momente dramatike në një qytet të vogël në Katalonia.

Një burrë i armatosur me një pushkë ka vrarë të paktën katër vetë në Olot, pranë Girona.

Më parë vrasësi është futur në një lokal dhe ka qëlluar mbi një pronar të një firme ndërtimi dhe djalin e tij, të cilët ishin duke ngrënë mëngjes.

Më pas hyri në një bankë, duke vrarë menaxherin dhe një person tjetër. Ai u arrestua menjëherë de me sa duket ka qenë një ish-punonjës i firmës së ndërtimit.
“U fut i armatosur me pushkë, qëlloi dhe u largua duke vrapuar”, - tha i frikësuar pronari i lokalit Sanchez Guzman për televizionin TV3.

r.b/NOA


KOMENTE