Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor nisjen e lëvizjes së lirë për të gjithë shqiptarët në zonën Shengen, duke nisur që nga ora 00.00 e natës së sotme.
Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media janë dhe zgjedhjet e zhvilluara dje në Kosovë, debatet pas tyre, mbi rezultatet dhe përpjekjet për koalicionin e ri. Por gazetat pasqyrojnë edhe debatin për gjuhën shqipe, duke iu referuar konferencës së parashikuar për sot.
Gazeta “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Vizat hiqen, stresi mbetet”, i cili flet për të gjitha detajet pas hapjes së kufijve dhe lëvizjes së lirë pa viza me zonën Shengen.
Një artikull tjetër i gazetës është ai me titull “Ushtarakët/ Debati për uljen e pensioneve”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Raporti investigues: Thaçi kontroll të dhunshëm mbi tregun e heroinës”, “Kosovë, Ruzhdia mbarëkombëtare, “Shantazh me foto nudo të 72-vjeçarit” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Raporti/ Shqipëria më keq se Bangladeshi”, referuar një raporti të prestigjiozes “The Economist”.
“Agolli, Xhufi, Puto dhe intelektualët: Rishikimi i shqipes, jodemokratik/ Standardi i saj nuk u vendos në diktaturë”, i cili flet për konferencën e sotme mbi gjuhën shqipe.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Intervista/ Albana Vokshi: Polici kosovar më kërcënoi me jetë”; “Festa e PD-së, Berisha eliminon Ed Selamin”, “Thaçi projekton fitoren, aleancë me AAK” etj.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Moisiu: Presidenti nga populli”, i cili citon deklaratat e bëra nga ish-presidenti Alfred Moisiu për zgjedhjen e kreut të shtetit.
“Debati për gjuhën, 40 intelektualë kundër konferencës për standardet: Kanë prapavijë politike”, është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili flet për debatin mbi gjuhën e huaj.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Ikja e ambasadorit/ Hollbruk, diplomati i madh”; “Betajat mes hackerave, fillon info-lufta” etj.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 15 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
n.e/NOA