Shkodër, 15 dhjetor, NOA – Gjatë natës së sotme ka patur më evakuime dhe situata e post-përmbytjeve në Shkodër, paraqitet drejt përmirësimit.
Gjithsesi, raportohet se janë me prezence uji zonat e Kirasit, Livadeve dhe lagjet Manush Alimani, Salo Halili, Ajasem, Iliria, Bahçallëk dhe pjesërisht lagjia Shiroke.
Aksi rrugor i unazës është i kalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve, kurse aksi rrugor Xhabije-Ura e Bunës vazhdon të jetë me prezencë uji dhe automjetet e vogla kalojnë me vështirësi..
Ndërsa situata në komunën Ana e Malit, përsa i përket nivelit të ujit ka rënie me rreth 10 cm dhe janë kthyer në banesat e tyre 80 persona.
Përsa u përket zonave të përmbytura, vazhdon të jetë i përmbytur plotësisht fshati Obot, ndërsa fshati Goricë është i rrethuar nga uji duke e bërë të pakalueshme rrugën lidhëse me këto fshatra nga mjetet tokësore.
Janë shpërndarë 10 ton me ndihma te ndryshme etj.
n.e/NOA