English

Plagosi një 18-vjeçar në qendër interneti, shpallet në kërkim

Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë filluar procedimin penal dhe po punojnë intensivisht për kapjen e 23-vjeçarit Sokol Domi, 23 vjeç, banues në Shkozë.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, procedimi penal në ngarkim të tij ka filluar sepse dje rreth orës 17.00’, në Shkozë, në ambientet e një lokal interneti, për motive të dobëta pas një grindje, ka plagosur me armë të ftohtë thikë, 18-vjeçarin Forcim Abdulla Lita.

Ky i fundit, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Sokol Domit, iu kaluan prokurorisë së Tiranës, i akuzuar për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE