English

Policia nis bllokimin e fishekzjarrëve për festat

Shkup, 15 dhjetor, NOA - Policia e Maqedonisë është vënë në aksion për konfiskimin e materialeve piroteknike dhe fishekzjarrëve me rastin e festave të fundvitit.Nëpër tregjet e Maqedonisë t kanë nisur kontrollet efektive dhe është urdhëruar konfiskimin e këtij malli, që konsiderohet i paligjshëm.

Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e Ministrisë së Brendshme në tregun e Bit Pazarit në Shkup konfiskuan 25 mijë fishekzjarrë dhe materiale të tjera piroteknike.

Mirëpo, edhe përkundër konfiskimit të këtyre sasive, nëpër tregjet e vendit janë të pranishëm masivisht shitësit ambulant.

Për vetëm 100 denarë mund të blesh 100 copë. Ministria ka apeluar që të ndërpritet shitja e tillë ilegale dhe se për shkelësit e ligjit do të pasojnë gjoba dhe ndëshkime ligjore.

a.k/NOA

KOMENTE