English

PS dorëzon nesër kërkesën për hetimin e zgjedhjeve

Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që të dorëzojë nesër në seancën parlamentare kërkesën e plotësuar për hetimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Burime nga selia rozë thanë për Agjencinë NOA, se në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe për rendin e ditës që do të mbahet në seancë dhe qëndrimin e opozitës ndaj çështjeve të ndryshme.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentare Socialist është diskutuar dhe për aktin normativ të qeverisë, që pritet të miratohet se shpejti, i cili u heq ish-ushtarakëve pensionet suplementare.

Pritet që në Kuvend të ketë debate të ashpra mes dy palëve për heqjen e pagesës suplementare të rreth 7400 ish-ushtarakëve.

a.k/NOA

KOMENTE