Bruksel, 15 dhjetor, NOA – Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka qenë e përfshirë në trafikimin e organeve, në vrasje me porosi dhe krime të tjera.
Kjo akuzë mbërrin nga raportuesi i Këshillit të Evropës, të publikuar në gazetën, "The Guardian”, Dik Marti, sipas të cilit, UÇK-ja ka mbajtur robër serbë në një fshat të thellë në veri të Shqipërisë, ku ata u vranë ndërsa organet e tyre janë shitur në tregun e zi.
Sipas raportit në fjalë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur kreu i UÇK-së, është identifikuar si bosi i një rrjeti që filloi operimin me reket kriminal pas luftës së Kosovës dhe mbajti ndikimin e tij të fuqishëm mbi qeverisjen e vendit që nga ajo kohë.
Hetuesi për të drejtat e njeriut, Dik Marti, që ka hulumtuar rastin, do ta paraqesë raportin para diplomatëve evropianë të të gjitha 47 vendeve anëtare, në një takim që mbahet në Paris ditën e nesërme.
n.e/NOA