Në brendësi edhe lista e plotë e njerëzve të rëndësishëm të vitit
Uashington, 15 Dhjetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Mark Elliot Zuckerberg, krijuesi i rrjetit social të Facebook, është zgjedhur si njeriu i vitit 2010. Ky çmim i është dhënë nga revista “Time” dhe kjo pasi personi në fjalë bëri të mundur lidhjen e më shumë se gjysmë miliardi njerëzish dhe ndryshoi mënyrën tonë të jetesës.
Lexuesit e revistës, megjithatë, e mendojnë ndryshe, pasi në një sondazh të kryer online, ky çmim i është njohur themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.
Zuckerberg, 26 vjeç, themelues dhe administrator i Faceboook, zotëron rreth një të katërtën e aksioneve të rrjetit shoqëror më të famshëm në mbarë botën.
Për sa i përket zgjedhjeve të lexuesve janë numëruar 382 mijë preferenca që kanë qenë të rezervuara për themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.
Megjithatë drejtuesit e revistës nuk e kanë aprovuar mendimin e lexuesve, te cilët me sa duket janë tërhequr më shumë nga nga figura shumë e diskutueshme e australianit.
Ky nderim i personazhit të këtij viti ndahet nga revista “Time”, e cila është themeluar që në vitin 1927 dhe është kthyer në një institucion.
Vitin e kaluar, titulli prestigjioz u fitua nga kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke, ndërsa në 2008 si personazhi i vitit u zgjodh presidenti i SHBA-së Barack Obama. Në vitin 2007 ky titull u mor nga Vladimir Putin.
Lista e plotë e njerëzve të rëndësishëm të vitit 2010:
Thad Allen
Anwar al-Awlaki
Omar al-Bashir
Glenn Bek
Papa Benedikti
Justin Biber
John Boehner
David Boies dhe Ted Olson
Sandra BUllock
David Cameron
Recep Tayyip Erdogan
Johnathan Franzen
Lady Gaga
Robert Gates
The Glee Cast
Dabis Guggenheim
Tony Hayward
Hu Jinatoi
Kim Jong Un
Lisa Jackson
Lebron James
Steve Jobs
Conan O’Brien
Barack Obama
Sarah Palin
Nancy Pelosi
David Petraeus
Feisal Abdul Rauf
Harry Reid
Nicolas Sarkozy
Jon Stewart and Stephen Colbert
Amerikani i papunë
Michael Vick
Betty White
Elizabeth Warren
Kanye West
Prince William and Catherine Midleton
r.b/NOA