English

Dita e dytë pa viza, 179 persona kalojnë pikat doganore

Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Në ditën e dytë të hyrjes në fuqi të vendimit për lëvizjen pa viza në zonën Shengen, në pikët doganore në vend kanë kaluar kufirin 179 persona. Shifra bëhet publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Numri më i madh i qytetarëve ka kaluar në pikën doganore të Rinasit dhe në Kakavijë.

“Nga mëngjesi i ditës së sotme në Pikat e Kalimit Kufitar kanë kaluar me pasaportë biometrike 179 shtetas shqiptarë. Nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas me pasaportë biometrike kanë kaluar 115 shtetas. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 17 shtetas shqiptarë. Përmes Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 18 shtetas. Ndërkohë nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë numri i shtetasve që kanë udhëtuar me pasaportë biometrike deri në këto momente është 29”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Deri në orët e paradites së lëvizja e lirë, pa viza, e qytetarëve Shqiptarë ka vijuar normalisht, në të gjitha vendet e zonës Shengen.

a.k/NOA

KOMENTE