English

Kryeministri turk uron Thaçin për zgjedhjet

Prishtinë, 16 dhjetor, NOA - Kryeministri i Turqisë ka uruar kryeministrin e Kosovës “për zhvillimin me sukses të procesit zgjedhor të 12 dhjetorit”. Sipas një njoftimi nga Qeveria e vendit, në një bisedë telefonike, Rexhep Tayp Erdogan ka uruar kryeministrin Hashim Thaçi për fitoren në zgjedhjet nacionale të 12 dhjetorit.

Ai, theksoi se këto ishin zgjedhjet e para nacionale në Kosovën e pavarur, zgjedhje këto të lira dhe demokratike, të organizuara nga institucionet kosovare.

Kryeministri turk, Rexhep Tayp Erdogan gjatë bisedës me kryeministrin Thaçi shprehu shpresën që sa më shpejtë të formohet qeveria e re dhe Republika e Kosovës të vazhdojë rrugën e saj të pandalshme drejt zhvillimit të gjithëmbarshëm.

a.k/NOA

KOMENTE