Argjentinë, 16 dhjetor NOA - Vetëm shumë pak ditë na ndajnë nga Krishtlindjet, ndërkohë që një monsinjor argjentinas i ka shpallur “luftë” babagjyshit të Vitit të Ri.
Kryepeshkopi i Resistencia, Fabriciano Sigampa, faktikisht është turrur kundër Santa Klaus, duke e quajtur atë “një njeri të shëndoshë i veshur me të kuqe” dhe u ka argumentuar fëmijëve që dhuratat që ata marrin, jua kanë bërë vetë prindërit e tyre dhe jo babagjyshi i Vitit të Ri.
“Sharjet” kundër babagjyshit të Vitit të Ri, siç është raportuar nga Clarin, kanë mbërritur gjatë një predikimi, në formë përgjigje të vendimit të autoriteteve lokale, Rotary Club, për të instaluar në sheshin qendror të qytetit një kapanë me emrin “Shtëpia e Babagjyshit të Vitit të Ri”.
“Bota është duke ndryshuar dhe fëmijët kanë një ide të gabuar të së vërtetës”, - tha kryepeshkopi gjatë predikimit.
“Një ditë pyeta një fëmijë se çfarë ishin për atë Krishtlindjet dhe më tha se për të, sinjifikonte një frigorifer të mbushur plot”, - shtoi ai.
r.b/NOA