English

Më në fund ka ardhur dhe martesa: ajo 87 vjeç, ai 49

Itali, 17 dhjetor NOA - Ajo 87 vjeçe ndërsa ai 49: Ines Bernardi dhe Daniel Ursu më në fund kanë arritur të martohen. Kështu mund të themi se është mbyllur çështja që ka mbajtur me frymë pezull të gjithë Massarosa, në Versilia, ku çifti banon.

Dasma fillimisht ka qenë pezulluar nga prokurori në Luça, pas një ankesë të paraqitur nga një mbesë e Ines kundër Bernardi dhe kjo duke i akuzuar të dy si të paaftë për një situatë të tillë.

Megjithatë duhet theksuar se gjykata dha vendimin për të kundërtën duke pohuar se Ines është e vetëdijshme të kuptojë dhe të zgjedhë se çfarë dëshiron.

r.b/NOA

KOMENTE