Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor nisjen e lëvizjes së lirë për të gjithë shqiptarët në zonën Shengen, duke nisur që nga ora 00.00 e natës së djeshme, e tregon shumë detaje dhe personazhe që udhëtuan të lirë drejt BE-së.
Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, i rikthyer sërish në skenën politike në vend, si dhe hapjen e kutive të Shkodrës, ku nuk u gjetën manipulime.
Gazeta “Shekulli” hapet me titullin kryesor “PD-PS bien dakord”, i cili flet për të gjitha detajet e marrëveshjes mes palëve për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Një artikull tjetër i gazetës është ai me titull “Padia e Ndokës/ Hapen vetëm 5 kuti në Shkodër, diferenca me 1 votë”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Pasaporta nuk mjafton, 11 rregulla plus”, “Unë, dëshmitar i trafikut të vizave italiane në Vlorë, “Gjykata e Vlorës: Vepra e rrezikshme, Skeja i parrezikshëm” etj.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor artikullin me titullin: “Ligji në Kuvend/ PS e LSI kundër, shtyhet votimi në Kuvend”, i cili flet për aktin normativ për pensionet e ushtarakëve.
“Bllokohet në Tiranë makina e vjedhur e Xhon Territ, u fut nga emigranti nga Burreli”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Greqia kthen 28 persona, ja dokumentat që duhen në kufi”; “Ilir Beqja: Taksat po varfërojnë gjysmën e familjeve”; “Trafiku i organeve, nga Burreli te spitali i Fushë-Krujës”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Saviano/ Mafia e lidhur me politikën në Shqipëri”, referuar një deklarate të shkrimtarit të njohur italian që denoncon lidhjet e mafias.
“Viti 1994, kur socialistët në grup lexonin projekt-kushtetutën te “RD”, i cili flet për disa foto të rralla dhe dëshmi të vitit 1994.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “MEICO shiti 10 milionë fishekë për 311 mijë USD”, “Dëshmia: Mirin e Xhikes nuk e vrau Lavdërim Tufa” etj.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Ngërçi politik rikthehet në Kuvend”, i cili tregon sesi është rikthyer sërish në skenë çështja e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
“I ftohti siberian në Bulqizë, temperatura -25 gradë”, është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili flet për reshjet e fundit të dëborës në vend.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Dëmshpërblimi për Shkodrën, qeveria nis procedurat”, “Digitalb denoncon: Ja si vjedhin në Gjirokastër”, “Prokuroria heton prokurorin që kërkoi lirinë e të kërkuarit” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Hapen kutitë e 28 qershorit, s’ka manipulim në Shkodër”, i cili pasqyron hapjen e kutive të votimit në shkodër, pas pretendimit të Partisë Demokristiane.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Fillon lëvizja e lirë, asnjë i kthyer në kufi”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Opozita: 15 dhjetori, meritë e gjithë shqiptarëve”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 16 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
n.e/NOA