Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.00, në rrugën “Irfan Tomini”, ku është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen Donald Femi Dedja, 45 vjeç, me banim në Burrel Mat.
Policia sqaron se në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur forca të Komisariatit të Policisë Nr.2, si dhe Oficerë të policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, të cilët kanë bërë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.
Gjithashtu për hetimin e kësaj vrasjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Policia sqaron se po vazhdon puna intensive për dokumentimin ligjor të ngjarjes.
a.k/NOA