Kakavijë, (Gjirokastër), 16 dhjetor, NOA – Pika kufitare e Kakavijës ka rezultuar me problematikja për kalimin e shtetasve shqiptare pa viza në zonën Shengen. Pala greke ka kthyer disa shtetas në kufij për mungesë dokumentacioni.
Por për të shmangur problemet në të ardhmen, përfaqësues të Policisë Kufitare Shqiptare kanë kërkuar takim me drejtuesit e kufirit nga pala greke.
“Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku ka pasur moskuptime, ka shkuar Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin dhe Migracionin, Z. Pëllumb Nako, i cili do të zhvillojë një takim pune me përfaqësuesit e Policisë Greke, me qëllim koordinimin e veprimeve në mënyrë që procesi të jetë sa më normal”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Sipas të dhënave zyrtare gjatë ditës së sotme ka vijuar lëvizja e shtetasve shqiptare që kanë planifikuar të lëvizin drejt vendeve të BE-së me pasaportë biometrike.
“Procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë ka vijuar normalisht pa probleme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
a.k/NOA