English

SHBA dhe HRU: Të vërtetohen akuzat kundër Thaçit dhe UÇK

Uashington, 16 dhjetor, NOA - Organizata e të drejtave të njeriut Humans Right Uatch, ka reaguar në lidhje me raportin më të fundit të komisionerit Dick Marty të Këshillit të Evropës, lidhur me trafikun e organeve të kryer sipas tij nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

Me anë të një deklarate të posaçme, HRU u bëri thirrje sot Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të kërkojnë hetime të hollësishme dhe të paanshme penale në Kosovë dhe Shqipëri në lidhje me këto akuza të rënda.

“Organet shqiptare të drejtësisë duhet të zhvillojnë hetimet në Shqipëri, ndërsa në Kosovë, duhet të jetë misioni i Bashkimit Evropian që t’i trajtojë këto çështje”, citon kjo deklaratë.

Nga ana e saj, qeveria e Kosovës e hodhi poshtë raportin dje si veprim i personave pa besueshmëri morale.

Kurse Shtetet e Bashkuara, përmes zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, P.J.Kroli, deklaruan se i marrin shumë seriozisht të gjitha akuzat e besueshme për veprimtari penale të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE