English

Topalli PS: Rama të largohet, hapja e kutive tregoi se zgjedhjet s’u manipuluan

Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Hapja e kutive të votimit të 28 qershorit 2009 në Shkodër tregoi se votat jo vetëm që nuk ishin manipuluar, siç pretendonin socialistët, por madje ishin zhvilluar edhe zgjedhjet më të mira ndonjëherë në këtë vend.

Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë seancës së sotme plenare, duke iu thënë deputetëve socialistë se ata duhet të kërkojnë largimin e kryetarit të tyre, pasi akti i hapjes së kutive tregoi se zgjedhjet nuk ishin manipuluar.

“Rama tha se po të mos ishte e vërtetë akuza e tij për vjedhjen e votave të 28 qershorit, ai do të largohej, prandaj kërkojini kryetarit tuaj që të largohet”, iu tha deputetëve socialistë kryeparlamentarja Jozefina Topalli ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE