English

Urgjent/Grabitet banka në Rrugën e Kavajës

Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Një grabitje ma armë dyshohet se është kryer disa minuta më parë në Rrugën e Kavajës. Gazetari i Agjencisë NOA në vendngjarje raporton se forca të shumta policie janë vendosur në Rrugën e Kavajvës dhe kryqëzimin e saj me Ish-uzinën Enver.

Ende nuk bëhen të ditura detaje të grabitjes. Dyshohet se është vjedhur një filial i një banke të njohur. Orët e para të paradites së sotme në këtë lagje ndodhi dhe një vrasje.

Kjo është ngjarja e dytë kriminale që ndodh në një kohë të shkurtër në të njëjtin vend.

a.k/NOA

KOMENTE