Lexoni si Del Ponte akuzohet për ryshfet, kërcënime dhe shantazh
Buenos Aires, (Argjentinë) 16 dhjetor, NOA - Ish-Prokurorja e Hagës ka thyer heshtjen për atë që ajo i cilëson si krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke shtuar dhe më shumë dozën e akuzave. Pas raportit të zviceran Dick Marty, nga Argjentina, ku ndodhet si ambasadore, Del Ponte ka deklaruar për media zvicerane se “ndjehet me mirë që akuzat për UÇK-në do të hetohen”.
Ish-Porkurorja thekson se në librin e saj “Gjuetia”, akuza për shitje organesh janë bazuar në dëshmitë e serbëve dhe shqiptarëve dhe raporti i përfaqësuesit të KE, Marty, është vazhdim i akuzave të librit të saj . Sipas Del Ponte një grup ndërkombëtarë ka bërë hetime edhe në Shqipëri dhe bashkë me ta ka qenë dhe një prokurori shqiptarë.
Ajo thotë se pretendimet në libër u mbështetën mbi, "dëshmi fizike të besueshme dhe të verifikueshme, të marra nga studiuesit e ICTY dhe të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), gjatë një misioni në Shqipëri dhe në prani të një prokurori të qeverisë shqiptare”.Del Ponte thotë se hetimi nuk mund të kryehej nga Gjykata e Hagës, pasi nuk kishte juridiksion, por nga UMNIKU në Kosovë dhe nga Qeveria Shqiptare. Gjë që sipas saj nuk është bërë.
Ajo thekson se Qeveria Shqiptare i ka hedhur poshtë vetëm në mënyrë verbale akuzat.
“As autoritetet e Kosovës, as qeveria apo gjyqësori i Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer ndonjë hetim pas deklaratave në librin tim, dhe tani sapo kanë hedhur poshtë akuzat e rënda që përmbante raporti i Këshillit të Evropës”, tha Del Ponte.
Ajo shton se EULEX ka të gjithë autoritetin për të nisur hetimet dhe për të arritur në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Nga Argjentina, Del Ponte thotë se media dhe organizata ndërkombëtare duhet të jenë të ndejshme ndaj problemeve që kanë të bëjnë me trafikun e organeve.
a.k/NOA
Lexoni si Del Ponte akuzohet për ryshfet, kërcënime dhe shantazh