Prishtinë, 16 dhjetor, NOA - Lëvizja "Vetëvendosje" ka denoncuar AAK-në, LDK-në, LDD-në dhe PDK-në se kanë manipuluar me votat e qytetarëve në Deçan, në ditën e votimeve.
Sipas përfaqësuesit të kësaj lëvizje Dardan Molliqajt, pjesëmarrja prej 96.8% e votuesve në disa vendvotime të komunës së Deçanit “tregon qartë se partitë politike të lartpërmendura kanë manipuluar me votën e qytetarëve”.
"Vetëvendosje" ka njoftuar se do të ngrejë 15 padi penale për personat që, siç thuhet, “kanë ushtruar dhunë dhe kanë shkelur ligjin në Deçan e në gjithë Kosovën”.
a.k/NOA