English

Viti 2011 do të jetë tepër i pasur për Nokian

Finlandë, 16 dhjetor NOA - Viti 2011 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për Nokian dhe kjo në lidhje me prezantimin e të paktën katër apo pesë ndërfaqeve të reja për përdoruesit e smartphones Symbian dhe prezantimi i celularëve të parë me arkitekturën e çipit dual-core.

Zërat e parë erdhën ditën e djeshme nga Kottziepe Gunther, menaxher i lartë i kompanisë finlandeze.

Do të jenë rreth 50 opsione të reja me të cilat do të pajiset platforma Symbian në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, duke përfshirë këtu dhe një browser edhe më intuitiv.

Në tremujorin e dytë dhe të tretë do të vijë një stil i ri i ndërfaqes për përdoruesit dhe gjithashtu do të ofrohet dhe mbështetja e HTML 5. Në këndvështrimin e hardware, smartphon-ët e parë Nokia do të jenë me një çip prej 1 GHz dhe do të kenë një grafikë shumë më të zgjeruar.

Procesorët Dual Core dhe një zoom i tipit optik për kamerën do të jenë të gatshëm në fund të 2011 ose maksimumi në fillim të 2012.

r.b/NOA

KOMENTE